Defender Europe '23, Foto: Facebook

Ministria e Mbrojtjes: Objektivi 2-vjeçar për validimin e Regjimentit të Këmbësorisë është arritur

Ministria e Mbrojtës e Kosovës njoftoi se objektivat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të ushtrimit “Defender Europe ‘23”  për validimin e kapaciteteve të Regjimentit të Këmbësorisë janë arritur.

Përmes një njoftimi, ministria tha se 1,348 ushtarë morën pjesë në “Defender Europe ‘23”.

“Ju njoftojmë se objektiva dyvjeçare e ushtrimit “Defender Europe ’23” për validimin e kapaciteteve të Regjimentit të Këmbësorisë është arritë, ndërsa Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon aktivitetin e saj ditor në kuadër të bashkëpunimit me partnerët tanë strategjik”- thuhet në njoftim.

“1348 ushtarakët tanë kanë treguar profesionalizëm të lartë në mesin e 25 shteteve pjesëmarrëse të këtij ushtrimi, gatishmëri për të shërbyer përkrah aleatëve tanë në çdo mision të NATO-s, me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, rajon dhe më gjerë” – ka deklrtuar Ministria përmes një njfotimi për opinionin publik.

Ndërkohë, sot gjatë ditës, për shkak të situatës në veri, FSK njoftoi se ka anuluar një aktivitet në kuadër të ushtrimi “Defender Europe ‘23”.

Zhvillimet në veri, anulohet aktiviteti në ‘Defender Europe ‘23’

“Europe Defender” është ushtrimi më i madh ku ka marrë pjesë Kosova dhe FSK, duke dëshmuar gatishmërinë dhe kapacitetet e saj ushtarake.

Objektivat kryesore të ushtrimit “Defender Europe” për Kosovë kanë qenë: ngritja e ndërvepruueshmërisë, rritja dhe zhvillimi i ndërveprueshmërisë me aleatët, validimi i kapaciteteve të para të këmbësorisë duke e realizuar ushtrimin fushor ku janë ushtruar detyrat sulmuese, stabilitetit dhe mbrojtëse, rritja e ndërvepruieshmërisë në aspektin e inteligjencës dhe marrëdhënieve civile ushtarake përmes pjesëmarrjes së pjesëtarëve.