Ministria e Mbrojtjes nis parapërgaditjet e konkursit për 612 ushtarë të rinj

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sot kanë filluar parapërgatitjet për shpalljen e konkursit të ri për pranimin e 612 ushtarëve të rinj aktivë dhe 367 ushtarëve të komponentës rezervë.

Konkursi zyrtarisht shpallet në muajin shtator dhe fillon faza e pranimit të aplikacioneve, ka njoftuar ministria.

Për të gjithë të interesuarit, Ministria ka publikuar një video-material me titull “Rrugëtimi me udhëzime prej ditës së aplikimit deri në ditën e betimit të ushtarit të FSK-së”.

Sot, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është mbajtur ceremonia e diplomimit të 17 kadetëve të gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes-Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark.

FOTOGALERI – Diplomojnë 17 kadetët e gjeneratës 2022 në Akademinë e Mbrojtjes