Ministria e Mbrojtjes, ndau mbi 1.2 milionë euro për autobus e minibusë

Ministria e Mbrojtjes pritet që të bëhet me autobus dhe minibusë, pasi për këtë qëllim, dikasteri qeveritar i mbrojtjes ka ndarë 1 milion e 280 mijë euro.

Përmes thirrjes për kontratë, të publikuar në platformën “e-prokurimi”, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se do të furnizohet me autobus dhe minibusë të përsonelit. Për realizmin e këtij furnizimi, Ministria ka parashikuar të nënshkruaj kontratë deri në 1 milion e 280 mijë euro.

Për këtë tender, është përdor procedura e hapur e prokurimit me kriter të dhënies së kontratës, çmimi më i ulët. Gjithashtu mësohet se është planifikuar të blihet një autobus dhe 14 minibusë.

Ditën e djeshme, KALLXO.com raportoi se Ministria e Mbrojtjes ka planifikuar të blejë edhe kamionë ushtarak dhe pajisje tjera, ku ka parashikuar të nënshkruaj kontratë deri në 4.1 milionë euro.

Për ngritje efikasiteti, dikasteri i mbrojtjes pritet të furnizohet me kamionë ushtarakë