Ministria e Mbrojtjes me dy zëvendësministra, një burrë dhe një grua

Lidhja Demokratike e Kosovës, e drejton Ministrinë e Mbrojtjes me ministrin Anton Quni.

Kjo ministri i ka dy zëvendësministra që vijnë nga komuniteti jo shumicë.

Muhamedali Mergjollari, është zëvendësministri i cili vjen nga Partia Rome e Bashkuar si dhe

Sadika Kofrc zëvendësministre nga Bashkimi Social Demokratik (SDU).

Kjo ministri aktualisht e ka një zëvendësministër burrë e një grua. Ndërsa, nuk e ka tejkaluar numrin e paraparë të zëvendësministrave në programin qeverisës.