Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për pranimin e 840 pjesëtarëve të rijnë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se nga sot hapet konkursi për pranimin e 840 pjesëtarëve e ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Sot kam kënaqësi me ju njoftu se sot zyrtarisht hapim konkurs për pranimin e 840 pjesëtarëve të ri të ushtarëve të Kosovës. Ky është konkursi për pranimin e numrit më të madh të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës deri më tani”, tha Mehaj.

Mehaj ka ftuar gjithë të rinjtë të rejat dhe komunitetet pa dallim të bashkëngjiten.

“Të gjithë të interesuarve ju garanton proces fer dhe transparent”, tha ai.

Këtë njoftim Mehaj e ka bërë në një konferencë të mbajtur për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.