Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes: Dy ushtarë ukrainas u vranë nga bombardimet gjatë natës

Dy ushtarë ukrainas janë vrarë nga bombardimet gjatë natës dhe 12 të tjerë janë plagosur, sipas raportit të situatës së Operacionit të Forcave të Përbashkëta të Ukrainës të publikuar këtë mëngjes.

Raporti thotë se Ukraina regjistroi 84 shkelje gjatë 24 orëve të fundit nga forcat e mbështetura nga Rusia, në 64 prej të cilave u përdorën armë të ndaluara nga marrëveshjet e Minskut, raporton “The Guardian”.

Si rezultat i granatimeve, dy ushtarë të shërbimit ukrainas vdiqën nga plagët e predhaveve, ndërsa 12 të tjerë u plagosën dhe po marrin trajtim, shtoi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.