Ministria e Mbrojtjes anulon blerjen e një droni

Në mesin e muajit mars, Ministria e Mbrojtjes hapi tender për blerje të një droni. Qëllim i blerjes ishte ngritja e operacionalitetit dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave sipas misionit të ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ministria kishte ndarë 3,000 euro, si vlerë të parashikuar për kontratë, ndërsa kriter për dhënie të kontratës ishte çmimi më i ulët.

Mirëpo kjo nismë e ministrisë nuk rezultoi me nënshkrim të kontratës, pasi u anulua blerja e dronit.

Sipas njoftimit për anulim, publikuar në platformën elektronike për prokurim publik në Kosovës, “e-prokurimi”, nuk pati asnjë tender të përgjegjshëm.

“Nuk kemi pasur oferte të përgjegjshme”, thuhet në njoftimin për anulim.