Ministria e Kulturës shpall konkurs për punësimin e dhjetëra konsulentëve të fushave të ndryshme 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur konkurs për pranimin e dhjetëra konsulentëve për fusha të ndryshme, për nevoja të MKRS-së dhe institucioneve të saja vartëse.

Deri në fund të këtij viti kjo ministri planifikon të punësojë punëtorë me kontrata për Shërbime të Veçanta.

Sipas njoftimit të njoftimin e MKRS-së, “Shërbime Konsulente nëpërmjet Marrëveshjeve për Shërbime të Veçanta (Konsulentë Individë) për nevoja të MKRS-së dhe Institucioneve në vartësi”, në e-prokurim kjo ministria planifikon të punësojë konsulentë për nevoja të institucioneve vartëse të saj të shpërndara në gjithë vendin.

Megjithatë, konkursi përcillet edhe me paqartësi rreth numrit të punëtoreve që do të pranohen në punë, sipas konkursit.

“Shërbime Konsulente nëpërmjet Marrëveshjeve për Shërbime të Veçanta (Konsulentë Individë) për nevoja të MKRS-së dhe Institucioneve në vartësi”,  të tilla si: 1. Konsulent Ekonomisë Kontabilitet; 2. Konsulent Juristë 3. Konsulent Gjuhës Angleze; 4. Kosulent Historian; 5. Kosulent Etnolog 6. Konsulent Laborant 7. Konsulent Arkeolog 8. Konsulent Skicograf; 9. Konsulent Ciceron; 10. Konsulent Arkitekt; 11. Konsulent Ndërtimtarë; 12. Konsulent Elektro; 14. Konsulent Piktor ; 15. Konsulent për Integrime Evropianë;  16. Konuslent për Monitorim Evaluim; 17. Kontraktor individual për shërbime administrative”, thuhet në njoftimin e MKRS-së në e-prokurorim.

Kallxo.com ka dërguar pyeje në MKRS rreth numrit të punëtorëve që planifikon t ‘i punësojë ministria në bazë të këtij konkursi, por nuk ka marrë përgjigje, deri në publikimin e artikullit.

Ministria Kulturës ka planifikuar të ndajë 22,000 euro për punësimin e punëtorëve.

Afati i fundit për konkurrim në këtë konkurs është deri më 18.12.2020.

Sipas Ligji për Zyrtarët Publikë, që ka hyrë në fuqi nga 30 qershori i këtij viti, institucionet publike do të bëjnë rekrutimin e stafit për shërbime të veçanta duke u bazuar në këtë ligj.

Rekrutimi i punëtorëve për shërbime të veçanta do të bëhet duke u bazuar në nenin 84 për Marrëveshjet për shërbime të veçanta të Ligjit për Zyrtarë Publik.

Pas hyrjes në fuqi të ligji të ri, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka hartuar rregullat për prokurim të shërbimeve të veçanta përmes të cilës edhe do të bëhet punësimi.

Rregullat e hartuara nga KRPP aplikohen vetëm për prokurimin e Shërbimeve të veçanta të  cilat nuk mund të sigurohen përmes procedurave të rekrutimit sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Deri në muajin qershor punësimi i punëtorëve me marrëveshje të veçanta që ndryshe njihen si kontrata mbi vepër, nga institucionet është bërë në bazë të Ligjit për Shërbimin Civil.

Përderisa Ligji për Shërbimin Civil la lejuar që punësimi me marrëveshje për shërbime të veçanta apo kontrata mbi vepër të bëhej jo më gjatë se 6 muaj, me Ligjin për Zyrtarë Publikë, kohëzgjatja e kontratave do të jetë deri në 36 muaj.