Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me sekretar të ri

Veton Firzi, i cili ushtronte detyrën e sekretarit në Ministrinë e Kulturës ka përfunduar mandatin e tij, njofton Ministria.

Detyrën e sekretarit të MKRS-së e ka pranuar tashmë ish-udhëheqësi i Departamentit të Sportit, Iber Alaj.

Veton Firzi, ka qenë një vit Udhëheqës i Personelit në MKRS, ndërsa nëntë vite sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë.

“Ministria e falënderon z. Firzi për bashkëpunimin, angazhimin dhe kontributin që ka dhënë për institucionin”, thuhet në njoftim.