Ministria e Kulturës reagon pas nënshkrimit të kontratës për rrënimin e objektit të ish gjykatës në Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë para dy dite ka njoftuar se  ka nënshkruar kontratë për rrënimin e objektit të ish Gjykatës.

Në njoftim thuhet se punimet për rrënimin objektit, do të fillojnë dy ditë pas nënshkrimit të kontratës, ndërsa punimet duhet të kryhen për jo më gjatë se 10 ditë kalendarike që nga data e fillimit të punimeve.

Kundër vendimit të kreut të Komunës Xhafer Tahiri, është edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. MAPL nuk kishte aprovuar vendimin e komunës për rrënimin e ish objektit të Gjykatës komunale në Vushtrri.

Ndaj kësaj ka reaguar edhe Ministrisë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e cila ka thënë se nuk duhet të ndërmerren hapa drejt shfrytëzimit apo rrënimit të kësaj ndërtese.

MKRS ka shtuar se nëse kjo ndodh do të reagoj përmes Ligjit për Trashëgimi Kulturore.

“Deri në finalizimin e procesit të vlerësimit dhe vendimit të institucioneve kompetente në lidhje me vlerat e trashëgimisë kulturore dhe statusit të ndërtesës në fjalë, Komuna e Vushtrrisë duhet të sigurohet që nuk ndërmerren hapat drejt shfrytëzimit apo rrënimit të ndërtesës. Përndryshe, MKRS obligohet të reagoj përmes mekanizmave të saj në përputhje me Ligjin për Trashëgimi Kulturore.Komuna e Vushtrrisë është informuar mbi fillimin e procesit të vlerësimit nga ekipa e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore të Mitrovicës më datë 7 maj 2021, dhe që çdo veprim i Komunës në këtë fazë mund të përbëj shkelje”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Nga kjo ministri kanë bërë thirrje për bashkëpunim në mes institucioneve duke respektuar procedurat profesioanle që janë në procës e sipër.

Kuvendi Komunal i Vushtrrisë kishte votuar që ta rrëzojë objektin e Gjykatës së Vushtrrisë dhe aty të ndërtohet një shesh por MAPL nuk kishte aprovuar këtë vendim duke kërkuar rishqyrtim të tij.

MAPL ia kthen vendimin Xhafer Tahirit për rrëzimin e objektit të ish Gjykatës në Vushtrri