Ndarja e çmimeve në fushën e muzikës; Foto:MKRS

Ministria e Kulturës ndan çmimet tradicionale në fushën e muzikës

Në Ditën Botërore të Muzikës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë ndarë çmimet tradicionale në këtë fushë. 

Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” iu nda kompozitorit, Rafet Rudi, çmimi për vepër orkestrale – simfonike dhe koncertante, kompozitorit Kreshnik Aliçkaj, për veprën Simfoni Nr.4., çmimi për vepër kamertale u nda tek dy kandidatë Ersan Januzi dhe Hajrullah Zyla, çmimi për vepër soliste dhe duo iu nda kompozitorit Memli Kelmendi, njofton MKRS-ja.

Anëtarët e jurisë për ndarjen e çmimeve vjetore për muzikë ishin: Stephane de Gerando – kompozitor, Francë Kushtrim Gashi – kompozitor, Kosovë, Gjermani Ardian Halimi – kompozitor, Kosovë, Gjermani.

Çmimet i ndau Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku.