Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministria e Kulturës ndan 87 mijë euro për bibliotekat komunale

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se ka ndarë 87 mijë euro për të mbështetur bibliotekat komunale publike në gjithë vendin.

“Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbështet financiarisht bibliotekat komunale përmes memorandumeve të bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e MKRS.

MKRS njofton se, përmes këtyre memorandumeve do të mbështetën gjithsej 29 biblioteka me nga 3,000 euro për pasurimin e fondit librar.

Bibliotekat që kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit janë:

1. Biblioteka e Mitrovicës;
2. Biblioteka e Prizrenit;
3. Biblioteka e Gjilanit;
4. Biblioteka e Pejës;
5. Biblioteka e Gjakovës;
6. Biblioteka e Vushtrrisë;
7. Biblioteka e Podujevës:
8. Biblioteka e Ferizajt;
9. Biblioteka e Drenasit
10. Biblioteka e Skënderajit
11. Biblioteka e Fushë Kosovës
12. Biblioteka e Hanit të Elezit
13. Biblioteka e Junikut
14. Biblioteka e Kacanikut
15. Biblioteka e Obiliqit
16. Biblioteka e Klinës
17. Biblioteka e Lipjanit
18. Biblioteka e Malishevës
19. Biblioteka e Rahovecit
20. Biblioteka e Shtimes
21. Biblioteka e Suharekës
22. Biblioteka e Vitisë
23. Biblioteka e Vushtrrisë
24. Biblioteka e Komoranit
25. Biblioteka e Kamenicës
26. Biblioteka e Tërstenik
28. Biblioteka e Decanit
29. Biblioteka e Dragashit