Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministria e Kulturës ka hapur thirrje për mbështetje të projekteve kulturore

Ministria e Kulturës ka hapur thirrje për mbështetje të projekteve të organizatave joqeveritare dhe individëve nga fusha e kulturës, artit dhe të trashëgimisë kulturore.

OJQ-të dhe individët mund të aplikojnë në njërën nga 5 kategoritë e thirrjes:

  1. Mbështetje për zhvillimin organizativ dhe programor të OJQ-ve të artit dhe trashëgimisë kulturore; ku shuma e minimale për mbështetje për një përfitues në këtë kategori është 50 mijë euro, kurse më e larta 100 mijë euro;
  2. Ngjarjet tradicionale të artit dhe trashëgimisë kulturore, shuma e minimale për mbështetje të një përfitues është 25 mijë euro, kurse më e larta 35 mijë euro;
  3. Projektet dhe ngjarjet në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore, shuma e minimale për mbështetje për një përfitues në këtë kategori është 10 mijë euro, kurse më e larta 20 mijë euro;
  4. Projektet e krijuesve (artistëve) të rinj, shuma e minimale për mbështetje për një përfitues në këtë kategori është 3 mijë euro, kurse më e larta 5 mijë euro;
  5. Fondi i mobilitetit për promovim ndërkombëtar të artit dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës, shuma e minimale për mbështetje për një përfitues në këtë kategori është 8 mijë euro.

Sipas thirrjes, vlerësimi i projekt-propozimeve do të zhvillohet në dy faza: vlerësimi administrativ dhe vlerësimi përmbajtësor.

Aplikimi për përfitimin e fondeve nga kjo thirrje do të bëhet vetëm online, përmes platformës e-Kosova. Projekt-propozimet e shtypura në formë fizike nuk do të pranohen për shqyrtim.

Afati i fundit për aplikim është 15 ditë pune nga dita e shpalljes së kësaj thirrje.