Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministria e Kulturës hap konkurs për staf teknik për një projekt arkeologjik

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur konkurs për punësim të 19 personave për realizimin e projektit arkeologjik, “Gërmime me karakter shpëtimi në Dollc të Klinës”.

Gërmimet në këtë projekt, realizohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës.

Të angazhuarit për këtë projekt do të jenë me kohë të caktuar.

Sipas konkursit, për rekrutimin e  punëtorëve teknik për zbatimin e projektit “Gërmime me karakter shpëtimi në Dollc të Kliniës”, MKRS dhe IAK kërkojnë një konservator-restaurator, me angazhim 65 ditë dhe do të paguhet 23 euro në ditë: katër studentë -gërmues që parashihen të angazhohen 45 ditë me një pagë prej 18 eurove në ditë; një gjeodet për 45 ditë punë me një pagesë prej 23 eurove në ditë; një skicograf, për 65 ditë angazhimi dhe pagesë 23 euro në ditë; 12 punëtorë me 45 ditë angazhimi dhe pagës prej 20 eurove në ditë.

Përzgjedhja e kandidateve, sipas njoftimit do të bëhet nga komisioni profesional përmes intervistimit të secilit kandidat që i plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë konkurs.

Të interesuarit kanë afat që dokumentacionet t’i dorëzojnë në MKRS deri me 14.06.2021.

Informata më të detajuara për konkursin mund të merren në ueb-faqen e MKRS-së.