Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministria e Kulturës hap konkurs për dhjetëra vende pune

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur konkurse për dhjetëra vende punë në ministri dhe institucionet vartëse të saj.

Përmes kontratave për shërbime të veçanta, MKRS-ja planifikon të punësojë ekspertë – konsulentë të fushave të ndryshme për institucionet vartëse të saj, si historianë, etnologë, konsulent ligjorë, etj.

Njoftimi për vendet e konkursi është publikuar në e-prokurimi: “Shërbime Konsulentë nëpërmjet Marrëveshjeve për Shërbime të Veçanta (Konsulentë Individë) për nevoja të MKRS-së dhe Institucioneve në vartësi – 2021.

Kohëzgjatja e kontratës është 36 muaj, ndërsa vlera e parashikuar e kontratës është 14,000.00 euro.

Në këtë njoftim janë dhënë edhe kushtet dhe specifikat për kandidatët që duhet t‘i plotësojnë për të qenë pjesë e konkursit.