Ministria e Kultures,Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Ministria e Kulturës anulon edhe dy konkurse

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka anuluar sot konkursin për zgjedhjen e Udhëheqësit artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe konkursin për Koreopetitor në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota”.

Ministria nuk ka treguar arsyet e anulimit të konkurseve.

Konkursi për zgjedhjen e Udhëheqësit artisti në TKK ishte hapur nëntor.

Ndërkaq, konkursi për Koreopetitor në ansamblin “SHOTA” është hapur më 09.12.2021.