Foto: MPJD

Ministria e Jashtme është në proces të emërimit të ambasadorëve të rinj

Liza Gashi zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka thënë se ky dikaster është në proces të emërimit të ambasadoreve të rinj të Kosovës, pas shkarkimit të atyre politik, javë më parë.

“MPJD është në proces të emërimit të ambasadorëve të rinj, që shumë shpejt do të bëhen publik”, tha ajo në mbledhjen e sotme të Qeverisë ku po bëhet shqyrtimi i draftit të parë të raportit 100 ditor të punës së Qeverisë.

Në këtë mbledhje mungon ministrja e Jashtme Donika Gërvalla pasi është në vizitë zyrtare jashtë vendi.

Javë më parë, MPJD ka liruar nga detyra 12 ambasadorë  Kosovës të cilët ishin emëruar politikisht.

Këta janë 12 ambasadorët e shkarkuar nga Vjosa Osmani