Foto: MI

Ministria e Infrastrukturës tregon për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës

Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme sipas Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

KALLXO.com ka kontaktuar me shefin e Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve, Gëzim Osmani, i cili ka thënë se rrugët janë të pastruara.

Sipas tij, kompanitë e kontraktuara nga MMPHI po punojnë vazhdimisht duke pastruar e hedhur kripë.

“Sipas informatave nga tereni nga menaxheret e mirëmbajtjes gjendja e rrugëve është e mirë. Pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së kanë intervenuar gjatë tërë kohës në pastrimin e rrugëve dhe hedhje kripe. Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për komunikacion. Në viset malore rrugët janë të hapura, ngasja e automjeteve me kujdes të shtuar”, ka thënë Osmani.