Ilustrim, Bora në rrugët e Kosovës

Ministria e Infrastrukturës tregon për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka njoftuar se sot të gjitha rrugët në Kosovë janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve.

Sipas ministrisë, kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë angazhuar dje gjatë natës në të gjitha rrugët që menaxhohen nga MMPHI.

“Si rezultat i këtij aktiviteti sot të gjitha rrugët e Republikës se Kosovës të cilat menaxhohen nga MMPHI-ja, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve”, thuhet në njoftimin e MMPHI-së.

Gjithashtu MMPHI ka treguar se pas reshjeve të borës, dje të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme por në disa segmente të rrugëve komunikacioni është zhvilluar me pak vështirësi.