Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës tregon gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se disa rrugë janë të vështirë të kalueshme si pasojë e reshjeve të fundit.

Në raportin ditor të kësaj Ministrie për gjendjen e rrugëve dhe auto-udhëve thuhet se është bërë intervenim me kripë në disa zona.

Në auto-udhën R6 Doganaj-Hani i Elezit, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave nën zero (-10) u intervenua me kripë dhe pastrim të borës si preventivë për parandalim të krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese.

Ndërsa intervenime me kripë kishte në të dy drejtimet : Suharekë Morinë  dhe Suharekë – Gjurgjicë.

Në njoftim po ashtu thuhet se edhe në Gjilani 2, të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë, dhe është intervenuar me kripë.

Në rajonin Peja 1 temperaturat janë mjaft të ulëta dhe ka ngrica, bëhet shpërndarja e kripës në të gjitha rrugët.

Kurse, në rrugën Kuqishtë-Bogë ka vështirësi në pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës për shkak të parkimit të veturave në shiritin qarkullues. Të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Tutje sipas Ministrisë së Infrastrukturës, për shkak të reshjeve të borës dhe  temperaturave nën zero (-10) u intervenua me kripë e rërë dhe në pastrim të borës,  në mbrëmje e në mesnatë dhe ne orët e mëngjesit  në të gjitha rrugët e regjionit Prishtina 1 si preventivë për parandalim të krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese.

Gjakova 2, Prishtina 2,  Peja 2, Ferizaj 1,  s’ka intervenime sepse gjendja e rrugëve është e mirë.

Gjakova 1, në këtë rajon ka pasur intervenime në akset rrugore ku ka pasur ujë në rrugë, po ashtu është hedhur kripë dhe zhavorr. Të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme dhe pa ngrica.

Prizreni 2, për shkak të temperaturave  të ulëta është intervenuar në shpërndarjen e kripës në të gjitha rrugët: Prizren –Morinë , Prizren – Prevalle, Zhur -Dragash- Restelicë, Dragash – Brod, ndërsa bora është pastruar në rrugët, Prizren –Prevallë, Dragash – Brod dhe  Dragash – Restelicë. Rrugët janë të hapura për qarkullimi.

Ministria e Infrastrukturës ka bërë apel për kujdes të shtuar në komunikacion .