Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Drejtoria e rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe se të në të gjitha rrugët magjistrale dhe lokale është bërë ndërhyrja nga ekipet e punës në terren.

Deri tani sipas zyrtarëve të kësaj ministrie nuk kanë pranuar ndonjë ankesë nga qytetarët për neglizhencë në ndonjë rrugë.

Sezoni dimëror për mirëmbajtje të rrugëve ka filluar më 15 nëntor e që komunat tashmë kanë përcaktuar kompanitë të cilat do i kryejnë punimet për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve, kurse Ministria e Infrastrukturës ka përgjegjësi vetëm rrugët magjistrale, autostradat dhe rrugët rajonale.

Nga kjo ministri bëhet thirrje për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në këtë sezonë.