Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës sërish thotë se rrugët janë të kalueshme (VIDEO)

Ministria e Infrastrukturës për herë të dytë brenda pak orëve ka njoftuar se përkundër reshjeve të borës, rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

“Sipas raporteve nga menaxherët e MI-së, rrugët që janë në menaxhim të institucionit, në vazhdimësi janë duke u pastruar nga bora dhe është duke u hedhur kripa, me qëllim të parandalimit të ngricave2, thuhet në njoftim.

Megjithatë, MI bën thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë shoferët gjatë vozitjes, në përputhje me rregullat e komunikacionit dhe kushtet atmosferike, që të evitohen aksidentet e mundshme.

Sipas Ministrisë, përkundër angazhimit maksimal të 14 kompanive në 7 regjione dhe atyre që përkujdesen për autostradat, reshjet e vazhdueshme, shkaktojnë prezencë të borës në rrugë andaj ata bëjnë lutje që të përshtatet shpejtësia dhe të mbahet distanca e duhur mes automjeteve gjatë lëvizjes.

Por edhe përkundër njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës, në redaksinë e KALLXO.com vazhdojnë të vijnë video të rrugëve në të cilat është vështirësuar qarkullimi nga reshjet e borës së ditës së sotme.

Më poshtë gjeni pamje të autostradës “Ibrahim Rugova”.