Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministria e Financave tregon afatin për paraqitjen e pensionistëve

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se përfituesit e skemave pensionale bazike dhe kontributeve, e kanë afatin e paraqitjes fizike në objektet e Departamenteve të Pensioneve, deri më 12 gusht 2022.

Po ashtu, ministria ka njoftuar se gjithashtu afati i vizitës mobile nga zyrtarët e këtij Departamenti, për personat me probleme shëndetësore, do të përfundojë po ashtu më 12 gusht.

Qëllimi i paraqitjes fizike, sipas ministrisë, është që të bëhet procedura e verifikimit të përfituesit.

Sipas njoftimit, përfituesit që nuk e kryejnë verifikimin dhe nuk është i lajmëruar brenda 6 muajve të fundit, do të pezullohet nga pagesa.

“Andaj, ftojmë të gjithë përfituesit e këtyre skemave të kryejnë këtë obligim ligjor dhe të bëhet verifikimi i tyre. Përndryshe, çdo përfitues që nuk e kryen këtë obligim ligjor dhe nuk është i lajmëruar brenda 6 muajve të fundit të këtij viti pranë Departamentit të Pensioneve, do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.