Ministria e Financave

Ministria e Financave: Sulmi kibernetik, u tentua leximi i të dhënave të tatimit në pronë

Ministria e Financave ka konfirmuar se ka pasur sulm kibernetik ndaj këtij institucioni.

Sipas njoftimit, Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë, më saktëissht shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë, është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë, të paindentifikuar deri më tani.

Sipas Ministrisë, sulmuesit kanë përdorur të dhënat personale të Regjistrit Civil të Kosovës, përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë.

“Ministra e Financave siguron qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e Sistemi Informativ në fjalë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa Policia e Kosovës ka thënë se është duke u hetuar rasti.