Dogana e Kosovës - Foto: Rtv21

Ministria e Financave shpall konkurs për Drejtor të Përgjithshëm të Doganës

Ministria e Financave ka njoftuar se ka shpallur konkurs për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës.

MF ka bërë të ditur se konkursi është i  hapur që nga  sot, 3 gusht e  deri më 1 shtator.

Ky proces i rekrutimit siç njofton kjo Ministri do  të monitorohet nga Ambasada britanike në Kosovë, përkatësisht nga Projekti Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Financave, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave në Kosovë dhe në bazë të Ligjit Nr. 04/L-273, me qëllim të emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, sot ka shpallur Konkursin për Drejtor të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës.

Gjithashtu Ministria e Financave njofton të gjithë të interesuarit se konkursi është i hapur nga data 03.08.2020 deri më datë 01/09/2020.

Ky proces i rekrutimit do të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese.

Informacionet rreth aplikimit për këtë pozitë mund të gjenden në ueb faqen e Ministrisë së Financave

Ministria e Financave siguron të gjithë aplikantët se i tërë procesi i rekrutimit do të jetë transparent dhe profesional, si dhe inkurajon kandidatet gra dhe nga komunitetet pakicë që të konkurrojnë.