Ministria e Financave

Ministria e Financave: Prishtina nuk i ka kryer procedurat për ekzekutimin e pakos 5 milionë euro për biznese

Ministria e Financave  ka dalur me një sqarim lidhur me pakot mbështetëse që po ofrojnë disa komuna për të ndihmuar bizneset e prekura direkt nga pandemia.

Njoftimi ka të bëjë me çështjen e ekzekutimit të këtyre pakove si dhe mënyrën si do procedohen tutje me legjislacionin në fuqi.

Ministria ka reagur lidhur me njoftimin e fundit të Komunës së Prishtinës, e cila ndau 5 milionë euro për mbështjete të bizneseve të vogla.

Në njoftim thuhet se komuna e Prishtinës nuk i ka kryer procedruat e nevojshme për ekzekutimin e kësaj pakoje.

Tutje, në njoftim theksohet se Prishtina nuk ka dorëzuar kërkesë zyrtare tek Thesari i shtetit për ekzekutimin e kësaj pagese dhe se duhet ta bëjë sa më parë nëse planifikon ekzekutimin e kësaj pakoje, pasi sipas njoftimit shumë shpejt mbyllet viti fiskal.

Lidhur me këtë proces, në njoftim të Ministrisë së Financave thuhet se është lëshuar një udhëzim për të gjitha komunat, kurse asaj të Prishtinës i janë drejtuar me shkrim.

Ministria ka sqaruar se komunat nuk do kenë pengesa në zbatimin e këtyre pakove, por duhet të kryejnë proceset deri te zbatimi.

Më poshtë keni sqarimin e plotë nga Ministria e Financave:

?????? ??? ??????? ? ??????? (??) ?????? ?? ?̧?̈?????? ? ??????????? ??̈ ?????? ??̈? ???̈???????? ? ????????? ??? ???? ?????? ??̈ ?????????̈? ??̈ ??????̈?
Prishtinë – 17 dhjetor 2020
Marrë parasysh se disa komuna të Republikës së Kosovës janë duke ofruar pako mbështetëse për bizneset e goditura nga pandemia, Thesari i shtetit dëshiron të jep disa sqarime dhe udhëzime lidhur me kompetencat, procedurat dhe mënyrën e ekzekutimit të këtyre pagesave në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin e financave publike në Republikën e Kosovës.
Duke marrë shkas nga njoftimi i bërë nga Komuna e Prishtinës rreth pakos së kësaj komune ofruar për bizneset, Thesari njofton Komuna e Prishtinës ende nuk i ka kryer procedurat e nevojshme për ekzekutimin e kësaj pako, ashtu siç parashihet në rregullativën ligjore për financat publike, bazuar në të informatat nga regjistrat kontabël (SIMFK). Po ashtu, Komuna e Prishtinës nuk ka dorëzuar në Thesarin e shtetit një kërkesë zyrtare për pagesa të tilla (masive) për biznese, meqë kjo gjë s`është e mundur, dhe se Thesari pret që nëse ende Komuna planifikon të realizojë ekzekutimin e pakos për biznese, atë duhet ta bëjë sa më parë për shkak të afateve për mbylljen e vitit fiskal, dhe përmes sistemit për menaxhimin e financave publike, në pajtim me legjislacionin dhe udhëzimet në fuqi, që sigurojnë transparencën e duhur dhe llogaridhënie institucionale si organizatë buxhetore, përgjegjëse për dizajnimin dhe zbatimin e saj.
Për këtë proces dhe që t`ju ofrojmë mbështetjen e duhur, ne kemi lëshuar një qarkore (datë 09.12.2020) për të gjitha komunat, me udhëzimet e duhura ligjore dhe operacionale, ndërsa i kemi kthyer një përgjigje me shkrim Komunës së Prishtinës (me datën 10.12.2020), lidhur me aspektet procedurale të zbatimit të pakos për përfitues për biznese, bazuar në kërkesën e saj për sqarime rreth këtyre proceseve.
Ju njoftojmë se disa komuna, veçse janë në përmbyllje të procesit të ekzekutimit të pakove për bizneset lokale, në përputhje me udhëzimet tona andaj një proces i tillë duhet të ndiqet edhe nga komunat tjera.
Thesari sqaron se, sipas legjislacionit në fuqi, ekzekutimi i buxhetit realizohet nga vet organizata buxhetore, përkatësisht komuna, përmes sistemit për menaxhimin e financave publike, në të cilin kanë qasje të autorizuar edhe zyrtarët financiarë të komunave.
Thesari qartëson se komunat nuk kanë pengesa që të realizojnë zbatimin e pakos, ndërsa sipas nevojës do të kenë një afat shtesë për zotimin e mjeteve si dhe për kryerjen e të gjitha proceseve të shpenzimit të buxhetit për realizimin e këtyre subvencioneve.
Gjithashtu komunat do të vazhdojnë të asistohen në baza ditore në pika të caktuara të procesit (hapja e përfituesve në sistem), duke përshirë edhe realizmin e pagesave për përfituesit në llogaritë e tyre, sipas procesit të rregullt të ekzekutimit të buxhetit.
Thesari bën me dije se zbatimi i këtyre pakove është në dorën e autoriteteve komunale (siç kanë bërë disa komuna tashmë), dhe kësisoj mbetet në përgjegjësinë e organizatave buxhetore që të kryejnë procedurat e rregullta të ekzekutimit të buxhetit, duke mbajtur përgjegjësinë për zbatimin e proceseve të brendshme të kontrollit. Pretendimet që vonesat në realizim të barten tek Thesari, janë të pabazuara dhe të pa sinqerta.
Në fund, Thesari mbetet në dispozicion për të ofruar mbështetje në këtë proces në pajtim me kompetencat ligjore dhe përgjegjësitë, andaj fton komunat që të gjitha çështjet të adresohen përmes komunikimit ndër-institucional në frymë konstruktive dhe në shërbim të interesit publik.”