
Ministria e Financave njofton për datat e ekzekutimit të pensioneve
23.5.2022 - 16:01
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të gjithë përfituesit e skemave pensionale dhe sociale për datat e pagesave mujore.
- Pensionet e rregullta: data 15 e çdo muaji
- Pensionet e veteranëve: data 20 e çdo muaji
- Skemat sociale: data 30 e çdo muaji
- Shtesat për fëmijë: data 25 e çdo muaji
- Shtesat për lehona: data 25 e çdo muaji
Ndërkaq aplikimi për Shtesa për Fëmijë e Lehona do të jetë i hapur nga data 1 – 10 e çdo muaji ashtu që pagesat të ekzekutohen në datën e paraparë.
Pensionet për veteranë do të ekzekutohen ndryshe nga pensionet e rregullta kjo për shkak të verifikimit të statusit të punësimit nga Administrata Tatimore e Kosovës.
“Gjithashtu, qytetarët duhet të kenë parasysh se nëse data e paraparë sipas këtij udhëzuesi është ditë vikendi apo pushimi zyrtar, pagesat do të ekzekutohen në ditën vijuese të punës”, sqaron ministria.