Foto ilustruese: Pixabay

Ministria e Financave kryen pagesat e pensioneve dhe skemave sociale

Financave  dhe Transfereve ka njoftuar se sot ka ekzekutuar pagesën e të gjitha skemave pensionale dhe sociale ku përfitues janë mbi 310 mijë persona.

Këto pagesa, Ministria thotë se i ka lëshuar para kohe për shkak të festës së Bajramit të Madh.

“Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se sot, Thesari i Kosovës ka ekzekutuar pagesën e te gjitha skemave pensionale dhe sociale për mbi 310 mijë përfitues, disa ditë para kohës se rregullt, për shkak te situatës se pandemisë dhe në respekt të festës zyrtare të Bajramit të Madh”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria ka kërkuar nga përfituese që të kenë kujdes dhe t’i shmangin radhët e gjata para sporteleve dhe t’i respektojnë udhëzimet nga institucionet shëndetësore.