Foto: REL

Ministria e Financave ka një njoftim me rëndësi për pensionistët

Ministria e Financave, Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes një komunikate, ka njoftuar se të gjithë pensionistët e skemave pensionale, se duhet të paraqiten fizikisht nëpër Departamentet e Pensioneve, për verifikim.

Kjo sipas Ministrisë, do të bëhet pas lehtësimit të situatës me pandeminë COVID-19.

Sipas njoftimit, verifikimi do të bëhet i ndarë në dy faza.

“Nga data 21 qershor deri më datën 15 korrik 2022 do të lajmërohen të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive që nuk janë të vaksinuara me vaksinën kundër COVID 19;Nga data 18 korrik deri më datën 31 gusht do të lajmërohen të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive që janë të vaksinuara me vaksinën kundër COVID 19”, thuhet në njoftim.

Në momentin e paraqitjes, pensionistët duhet të prezantojnë faturat e rrymës të vendbanimit të tyre. Në rast të qëndrimit me qira, së bashku me faturën e rrymës duhet të prezantohet edhe kontrata e qirasë.