Ministria e Financave ka ndarë 17 mijë euro për blerjen e një droni

Ministria e Financave planifikon të blejë dron për stafin e Departamentit të tatimit në pronë.

Për blerjen e fluturakes dhe pakon e trajnimit dhe mbështetjes së stafit, kjo ministri ka ndarë 17 mijë euro.

Në platformën elektronike të prokurimit publik në Kosovë “E-prokurimi”, Ministria e Financave publikoi njoftimin për kontratë për blerjen e një droni, për nevojat e Departamentit të tatimit në pronë.

Në përshkrimin e shkurtër për këtë tender, thuhet se çka planifikohet të blihet.

Furnizim me fluturake (dron) përfshirë tablet, aplikacionin trajnimin dhe mbështetjen e stafit të Departamentit të tatimit në pronë sipas specifikimeve teknike në aneksin 1. të Dosjes së Tenderit”, thuhet në njoftim.

Ministria përdori procedurën e hapur të prokurimit, me çmimin më të ulët si kriter për dhënie të kontratës.