Ministria e Financave fillon diskutimet për Pakon e rimëkëmbjes ekonomike

Në prani të ministrit të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, sot është mbajtur takimi i parë i grupit punues për Pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

Sipas komunikatës, në këtë takim u diskutua për dëmet e deritanishme në ekonominë e Kosovës si pasojë e pandemisë, për Pakon emergjente dhe ndikimin e saj pozitiv në tejkalimin e situatës emergjente si dhe për nevojat e bizneseve dhe amvisërive për të rimëkëmbur ekonominë, që do të trajtohen përmes pakos së dytë.

Grupi punues kryesohet nga zëvendësministri i  Financave dhe Transfereve  Ilir Aliu, ndërsa anëtarë të grupit janë edhe përfaqësues nga MEPTINIS, MBPZHR, ZKM, Banka Qendrore e Kosovës, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë të pavarur.