Foto: KALLXO.com

Ministria e Financave dhe Transfereve shtyn pagesat e tatimit në pronë

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se ka shtyrë pagesat e tatimit në pronë.

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes së ministrisë në Facebook.

“Në mbështetje të Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi nxjerrë Vendim për shtyrjen e afatit për lëshimin e faturave të tatimit në pronë, pagimin e këstit të parë për vitin 2020 si dhe shtyrjen e afatit për paraqitjen e ankesave ndaj faturave të tatimit në pronë dhe certifikatave të vlerave të vlerësuara”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet që për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Departamenti i Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe Zyrat e Tatimit në Pronë në Komuna.