Ministria e Ekonomisë: Shkarkimi i kryeshefit të Trepçës, vendim i pavarur i Bordit

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, ka thënë se shkarkimi i kryeshefit ekzekutiv të “Trepçës” ka qenë vendim i pavarur i bordit të përkohshëm.

Dje, Besri Ibrahimi u shkarkua nga postimi i kryeshefit në Trepçë. Në vendimin e bordit të përkohshëm u tha se ajo ishte edhe kërkesë e këshillit protestues.

Qeveria Emëron Kundërligjshëm Anëtarë të Bordit të ‘Trepçës’

Ndërsa, Ibrahimi në një prononcim për KALLXO.com tha se vendimi i bordit ishte politik.

“Por në prononcimin e tij për media, z. Ibra­hi­mi paska aku­zuar Minis­t­rinë se ka po­ro­situr shkar­kimin e tij dhe ka vonuar që­llimisht dhë­nien e sub­ven­cio­ne­ve, që janë ndarë me ligjin për bu­xhetin. Dek­la­rata e tij është e pavërtetë”, thuhet në reagimin e MEPTINIS.

“Ministria në fakt e ka traj­tuar ndërmarrjen Trepça ShA me për­pa­rësi, duke e vënë para ndër­marrjeve të tjera pu­blike, për shkak të ndje­shmërisë ndaj minatorëve”, thuhet tutje në reagimin e ministrisë së Rozeta Hajdarit.

Ky është reagimi i plotë i ministrisë:

Shkarkimi i kryeshefit të Trepçës, vendim i pavarur i bordit

Dje nga mediat dhe pas­taj nga vetë ndër­marrja publike “Trep­ça” ShA, MEPTINIS është njoftuar se bordi i për­koh­shëm mbi­kë­qyrës ka shkarkuar krye­shefin ek­ze­kutiv Basri Ibra­himi. Dorë­heq­ja e tij ka qenë kër­kesë e këshillit grevist të mina­to­rëve, që janë he­dhur në grevë për shkak të vonesës së pagave.

Por në prononcimin e tij për media, z. Ibra­hi­mi paska aku­zuar Minis­t­rinë se ka po­ro­situr shkar­kimin e tij dhe ka vonuar që­llimisht dhë­nien e sub­ven­cio­ne­ve, që janë ndarë me ligjin për bu­xhetin. Dek­la­rata e tij është e pavërtetë.

Ministria në fakt e ka traj­tuar ndërmarrjen Trepça ShA me për­pa­rësi, duke e vënë para ndër­marrjeve të tjera pu­blike, për shkak të ndje­shmërisë ndaj minatorëve.

Para se të jepen sub­ven­cionet, ndër­marrja duhet t’i paraqesë Njësisë për Po­li­tika dhe Monitorim të Ndër­marrjeve Publike, pranë Ministrisë, të dhënat për projektet dhe ope­racionet që do të mbështeten me sub­­ven­ci­one. Z. Ibra­himi i ka dorëzuar të dhënat me vo­nesë. Për­kundër kësaj vo­nese, Njësia për NP ka finalizuar brenda ditës draftin e ma­rrë­vesh­jes për Trepçën. Minis­trja Ro­zeta Hajdari e ka nën­shkruar atë me­një­herë dhe ka udhë­zuar zyrtarët e Ministrisë të bartin mje­tet në llogari të ndërmarrjes.

Mirëpo zyrtarët finan­ciarë kanë hasur në pen­gesa shkaku i man­­gësive në do­ku­men­ta­cion. Me­naxh­­menti i ndër­marr­jes nuk ka ra­portuar siç kër­kohet për sub­ven­ci­onet e më­par­shme, për të siguruar se mje­tet janë ndarë sipas marrë­ve­shjes dhe pa dis­­kri­mi­nim — si për minatorët në Lepo­sa­viq, ashtu për mi­na­to­rët në Stantërg e në Ar­tanë. Kjo situatë ka detyruar zyr­ta­rët të hetojnë çësht­jen në ho­llësi, por nuk ka shkak­tuar vone­sa të tilla sa për t’u bërë shkas i pa­kë­na­që­sisë së minatorëve.

Rikujtojmë se ndër­marrja ka keq­mena­xhuar sub­ven­cionet më parë, kur me pa­ratë e dhëna për rrymë në dhjetor 2019 janë shlyer borxhe të tjera. Në mars 2020, ndër­marr­jes i janë dhënë sub­vencione shtesë për rrogat e minatorëve, ndër­sa me­naxh­menti ka shë­nuar gabimisht num­rin e xhiro­llogarisë së ndër­­­marrjes, duke shkak­­tuar vonesë në bart­­je të mjeteve. Në para­­qitjen e kërkesës për subvencione, me­naxh­menti ka nga­të­rruar ope­ratorët e ener­gjisë KEK dhe KEDS, duke kri­juar për­shtypje të ga­buar për dety­rimet ndaj kë­tyre operatorëve.

Joprofesionalizmi në komunikim gjatë për­ga­tit­jes së marrë­vesh­jes së re për sub­ven­ci­one është vazhdimësi e shkeljeve dhe ga­bi­meve të së ka­lu­arës. Kurse vendimi i bordit të për­kohshëm mbi­­këqyrës është ven­dim i pa­va­rur, për të cilin Ministria është njof­tuar tek pas marrjes së tij.