Ministria e Zhvillimit Ekonomik,Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Ministria e Ekonomisë njofton për disa pozita të lira nëpër ndërmarrjet publike

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se aktualisht janë disa pozita të lira nëpër ndërmarrjet publike në Kosovë.

Përmes një njoftimi, Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se pozitat të lira janë në ndërmarrjet Telekomi i Kosovës; KEK; Trepça; Kompania Rajonale e Ujitjes “Radoniqi-Dukagjini”; Infrakos; KRU Mitrovica; si dhe Kompaninë për Menaxhimin e Mbeturinave.

Telekomi po kërkon një zyrtar të auditimit të brendshëm, KEK është duke i kërkuar pesë auditorë dhe një drejtor të burimeve njerëzore. Trepça po i kërkon pesë inxhinerë të elektrotenikës dhe një zyrtar certifikues në departamentin e financave, ndërsa Infrakosi po e kërkon një zyrtar kryesor të financave.

Në Kompaninë Rajonale të Ujitjes “Radoniqi – Dukagjini” është e hapur pozita për kryeshef ekzekutiv.

KRU Mitrovica është duke kërkuar një zyrtar kryesor financiar dhe një drejtor komercial. Si dhe Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) është duke kërkuar një zyrtar kryesor financiar dhe një sekretar korporativ.

“Ndërmarrjet tona publike kanë nevojë për profesionistë me integritet, dedikim e aftësi për tu siguruar që ato arrijnë potencialin e tyre të plotë”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.