Prizreni. Foto: KALLXO.com

Ministria e Ekonomisë mori vendim për shërbimet turistike

Minstria e Ekonomisë, Punësimit, Tregëtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ka vendosur që të shtyjë shërbimet turistike në Kosovë.

Kjo Ministri përmes një vendimi urdhëron bizneset që personave që kanë prenotuar pushimet në Kosovë t’ua mundësojnë shtyrjen e tyre deri më 31 dhjetor 2021 dhe zëvendësimin e “paketave turistike” me të cilësisë së njëjtë.

“Urdhërohen subjektet turistike që, përmes kuponeve (vouchers) ose dokumenteve të barasvlesfshme, t’u mundësojnë: shtyrjen deri më 31 dhjetor 2021 të shërbimeve turistike të parapaguara osë te rezervuara turistëve të cilët nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak të pandemisë COVID-19; – zëvendësimin e paketave me paketa të cilësisë së njejtë ose më të lartë konsumatorëve të cilëvë u janë anuluar paketat turistike për shkak të pandëmisë COVID-19, dhe nësë paketat zëvendësohen me paketa të cilësisë më të ulët, konsumatorëve t’ua kthejnë dallimin në çmim”, thuhet në vendim.

Ky është vendimi i Ministrisë.