Ministria e Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Ministria e Drejtësisë shkarkon nga detyra përmbaruesin privat

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar se është larguar nga puna përmbaruesi privat, Ilir Mulhaxha.

“Sapo kam nënshkruar vendimin për pushim nga detyra të përmbaruesit privat z. Ilir Mulhaxha”- ka shkruar Sallahu në Facebook.

Tutje, zëvendësministri ka thënë se “Komisioni Disiplinor për Përmbarues Privat ka gjetur shkelje disiplinore pasi që i njëjti gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore në kuadër të aktivitetit të tij, nuk iu ka përmbajtur ligjit, në lëndën e përmbarimit, dhe si rrjedhojë është shqiptuar masa disiplinore, shkarkim nga detyra”.

Më 10 janar 2023, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte njoftuar  për suspendimin e përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha.

“Ky vendim është marrë pas kërkesës së AKP-së për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat, mbi bazën e shkeljeve ligjore të pretenduara”- kishte shkruar Haxhiu.