Ministria e Drejtësisë për pranimin e 300 të burgosurve nga Danimarka: Kosova përfiton mbi 200 milionë euro

Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar se janë pajtuar për një marrëveshje me institucionet e Mbretërisë së Danimarkës, respektivisht Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Bashkëpunimit Zhvillimor për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për 300 të dënuar.

“Ministria e Drejtësisë zotohet për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar, të cilët do të sjellën nga Mbretëria e Danimarkës. Të dënuarit të cilët do të tranferohen në këtë institucion nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë. Si kompensim për këtë, Republika e Kosovës përfiton 210 milionë euro, të cilat do të dedikohen edhe në investime kapitale, në veçanti për energjinë e ripërtrishme”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Nga ky kompenzim sipas Ministrisë së Drejtësisë, do të përfitojnë në masë të madhe edhe institucionet e drejtësisë, po ashtu edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, ndaj të cilit do të ndikojë në ngritjen e cilësisë dhe infrastrukturës së përgjithshme të këtij shërbimi.

“Theksojmë që institucionet daneze i kanë vlerësuar pozitivisht trajtimin e të denuarëve në Kosovë dhe kapacitetet tona në këtë drejtim. Kjo është mundësi drejt një bashkëpunimi të afërt mes dy shteteve tona, duke thelluar partneritetin strategjik mes nesh”, thuhet në njoftim tutje.

Ministri i Drejtësisë në Danimarkë, Nick Haekkerup ka thënë se kanë lidhur një marrëveshje politike shumëvjeçare me Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Sipas tij, SHKK dhe Shërbimi Sprovues janë pajtuar që të marrin me qira 300 qeli në Kosovë në të cilat do të vendosen të burgosurit që vuajnë dënimin në shtetin danez.

Sipas ministrit kanë munguar kapacitetet deri në 1 mijë vende në Shërbimin danez të burgjeve dhe të provës.

Ai tutje ka shtuar se të burgosurit që do të pranoj Kosova janë të vendeve të treta.

Gjithashtu sipas ministrit Haekkerup, është duke u punuar në Danimarkë që të zgjerohen kapacitetet në burgje.

Pranimi i 300 të burgosurve nga Danimarka në Kosovë, sqarimi i ministrit danez të Drejtësisë