Ministria e Drejtësisë ndan 2.5 milionë euro për mbështetje të projekteve të OJQ-ve që merren me çështje sociale dhe familjare

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se kjo Ministri që drejton ajo ka hapur thirrje për mbështetje në vlerë prej 2.5 milionë euro për projektet e organizatave joqeveritare që merren me çështje sociale dhe familjare.

Në këtë thirrje do të kenë të drejtë të aplikojnë organizata joqeveritare të licencuara në fushën e shërbimeve sociale, njoftoi Haxhiu  në Facebook.

Tutje, ajo shkruan se rritja e kësaj mbështetje për dallim me vitin 2020 është 184% me e lartë.

“Këtë vit, mbështetja financiare për OJQ-të është 2.5 milion € apo 184% më e lartë se në vitin 2020, ku buxheti për këto shërbime ka qenë 880 mijë €”- shkruan ministrja Haxhiu.

Sipas, Haxhiut mbështetja e projekteve të tilla nga ana e Qeverisë tregon përkushtimin për fuqizimin e shërbimeve sociale dhe familjare.

Ministrja Haxhiu ka bashkëngjitur edhe linkun në të cilin mund të bëhet aplikimi nga OJQ-të.