Foto: Denis Sllovinja

Ministria e Drejtësisë konfirmon padinë për pronën në Malin e Zi

Ministria e Drejtësisë e ka konfirmuar padinë për pronën “Ganimete Tërbeshi” në Mal të Zi.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, Avokatura Shtetërore e Kosovës ka dërguar padi në gjykatën e Kotorrit për ta vërtetuar pronësinë si dhe ka propozuar që të caktohet masa e sigurisë për pronën të cilën po e kërkon.

“Me 04.11.2020, AVSh-ja ka deponuar në gjykatë padinë për vërtetimin e të drejtës së pronësisë me propozim për caktimin e masës se sigurisë si dhe përfaqësime gjyqësore. Tani kjo procedurë gjyqësore është duke vazhduar. Gjithashtu me 04.11. 2020 AVSh kur kishte deponuar padinë në Gjykatën Themelore në Kotorr, kishte kërkuar vërtetimin e pronësisë, vendosjen e masës së sigurisë dhe lirimin e pronës”, thuhet në sqarimin e MD-së.

Po ashtu, në komunikatën e MD-së thuhet se kur e kishte deponuar padinë kishte kërkuar lirimin e pronës.

“Gjithashtu më 04.11. 2020, AVSh kur kishte deponuar padinë në Gjykatën Themelore në Kotorr, kishte kërkuar vërtetimin e pronësisë, vendosjen e masës së sigurisë dhe lirimin e pronës”, thuhet në sqarim.

Mediat malazeze: Kosova ushtron padi, kërkon një pronë në bregdetin e Malit të Zi