Ministria e Drejtësisë formon grup punues për Themelimin e Institutit për krime lufte

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar vendim për formimin e Ekipit Punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Sipas ministres Haxhiu, ky ekip do të bëjë një analizë studimore për të themeluar mekanizmat për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Sot, nënshkrova Vendimin për formimin e Ekipit Punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ky ekip do të bëj një analizë/studim të argumentuar për themelimin e mekanizmit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë si dhe do të identifikoj praktikat e mira të krahasueshme dhe të pasqyroj elementet dhe specifikat që mund të përfshihen në rastin e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.