Ministria e Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Ministria e Drejtësisë fillon mbledhjen e dëshmive për krimet e luftës

Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka filluar të pranojë dokumente dhe dëshmi të tjera për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovës.

“Të gjithë qytetarët, organizatat dhe të tjerët të cilët posedojnë dokumente, dhe dëshmi që përmbajnë fakte, hulumtime të cilat i kanë kryer dhe i konsiderojnë relevante të na i dërgojnë në këtë email adresë [email protected].”, thuhet në njoftimin e kësaj mistrie në Facebook.

Po sipas MD-së, adresimi i krimeve të luftës është një ndër prioritetet e ministrisë, duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve.