Ministria e Drejtësisë dërgon në Qeveri projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot kanë dërguar në Qeveri projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale.

Sipas Haxhiut, Gjykata Komerciale është një mekanizëm i veçantë, i cili i hap rrugë për investime nga bashkatdhetarët dhe investimeve të huaja në Kosovë.

“Në përputhje me zotimet tona, sot e proceduam në Qeveri, projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, si një mekanizëm i veçantë, i cili i hap rrugë investimeve nga bashkatdhetarët tanë dhe investimeve të huaja në Kosovë. Falënderoj gjithë anëtarët e grupit punues për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve!”, ka shkruar Haxhiu.