Ministria e Arsimit: U bëjmë thirrje mësimdhënësve të mos humbin asnjë orë nesër

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, bëri të ditur se të premten mësimdhënësit nuk do të mbajnë mësim pasi do të marrin pjesë në protestë.

Ndaj këtij njoftimi ka reaguar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, e cila e ka quajtur cenim të së drejtës themelore të fëmijëve humbjen e mësimit.

“Humbja e mësimit është cënim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim dhe si e tillë është e papranueshme për MAShTI-n. Pandemia ka shkaktuar humbje të mëdha përgjatë dy viteve të fundit në arsim dhe ka ndikuar edhe në rezultatet e të nxënit, të cilat duhet të bëjmë përpjekje maksimale që t’i përmirësojmë.MAShTI do të sigurohet që të kompenzohet çdo orë e humbur e mësimit për fëmijët tanë, të cilët tashmë kanë humbur shumë gjatë kohës sfiduese të pandemisë”, thuhet në reagimin e MAShTI-t.

Ministria u ka bërë thirrje mësimdhënësve të mos humbin asnjë orë mësimore dhe me përgjegjësi të kryejnë detyrën e tyre ndërsa tha se diskutimet për greva nuk duhej të bëheshin në këtë kohë kur është edhe fundi i vitit shkollor

SBAShK: Nesër shkollat nuk punojnë, mësimdhënësit do të marrin pjesë në protestë