Testi i Maturës 2019 - Foto: KALLXO.com

Ministria e Arsimit tregon se kur do të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar një dokument me informata, udhëzime dhe rregulla për kandidatët të cilët do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore 2022.

Ky provim është njoftuar se do të mbahet më 18 qershor 2022 dhe këtë vit maturantët do t’i nënshtrohen testimit brenda një dite për të gjitha lëndët.

Siç thuhet në njoftim, testi do të ketë gjithsej 100 kërkesa, pra pyetje dhe detyra, nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira.

Tutje është thënë se provimi do të zgjasë 150 minuta.

Sipas MASHTI-t, në test do përfshihen tri lëndët obligative, gjuha amtare, gjuha angleze dhe matematika dhe një lëndë zgjedhore që do të përzgjidhet nga vet kandidati.

Për informata të tjera klikoni KËTU.