Ilustrim

Ministria e Arsimit thotë se nesër do të fillojë viti i ri shkollor

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se nesër do të fillojë viti i ri shkollor 2022/2023.

Nagavci tha se MASHTI është kordinuar me drejtoritë e arsimit nëpër komuna dhe se të gjitha shkollat janë të gatshme për të nisur mësimin.

Ministrja përmendi edhe grevën e nisur nga BSPK-ja, duke kërkuar që mos të ketë greva në institucionet arsimore.

“Unë pres dhe kërkoj që mos të ketë greva në institucionet arsimore. Ftoj punëtoët e arsimit që vendimet t’i marrin me shumë vëmendje. Fundi si mësues ju e dinik se sa është e rendësishmë marrja e vendimeve. E kam thënë edhe në vitin 2019 që mësuesit nuk e duan grevën… Askush nuk ka nevojë të ndihet i kërcenuar që pse janë në grevë, unë jam e bindur që ata e bëjnë me vullnetin e lirë dhe janë të vetdijshëm për procedurat institucionale” – tha ajo.

Greva e përgjithshme ka nisur më 25 gusht dhe nga BSPK-ja kanë paralajmëruar se greva do të jetë më intensive nga 1 shtatori.