Ministria e Arsimit: Pushimi dimëror në shkollat e Kosovës fillon më 31 dhjetor

Pushimi dimëror për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës do të nisë në fund të dhjetorit.

Sipas udhëheqëses së Divizionit për Komunikim Publik të Ministrisë së Arsimit, Besa Bytyçi, pushimi dimëror do të fillojë nga data 31 dhjetor.

Pushimi dimëror do të zgjasë deri më 10 janar, ditë kur fillon mësimi.

Më poshtë mund të njoftoheni për oraret e orëve mësimore të cilat do të zëvendësohen:

– Në muajin dhjetor, 2021 me datat: 4.12.2021, 18.12.2021, 28.12.2021, 29.12.2021 dhe 30.12.2021 (ditë të pushimit dimëror);

– Në muajin janar, 2022 zëvëndësimi të bëhet me datat: 15.01.2022 dhe 29.01.2022;

– Në muajin shkurt, 2022 me datat: 12.02.2022 dhe 26.02.2022.

– Në fund të periudhës së tretë, për nxënësit të cilët e përfundojnë shkollën e mesme të lartë klasën e 12-të (maturantët), zëvëndësimi të bëhet me datat: 16.05.2022, 17.05.2022, 18.05.2022, 19.05.2022, 20.05.2022.

Për nxënësit e klasave 9, 10 dhe 11-të, zëvëndësmimi bëhet me datat: 06.06.2022, 07.06.2022, 08.06.2022, 09.06.2022, 10.06.2022.

Për nxënësit e klasave 1-8 dhe fëmijët parafillor, zëvëndësimi do të bëhet me datat: 20.06.2022, 21.06.2022, 22.06.2022, 23.06.2022 dhe 24.06.2022.