Ministria e Arsimit planifikon që viti i ri shkollor të fillojë me pjesëmarrje fizike në shkolla

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) planifikon që viti i ri shkollor 2021/2022 të filojë me pjesëmarrje fizike në shkolla dhe me mësim të rregullt.

MASHT-i gjithashtu u ka bërë thirrje mësimdhënësve dhe të gjithë punëtorëve të arsimit të vaksinohen.

“Natyrisht se për t’u realizuar kjo, mësimdhënësit duhet të jenë të vaksinuar. Prandaj, edhe njëherë ju bëjmë thirrje të gjithë punëtorëve të arsimit përfshirë atyre të nivelit para universitar dhe të arsimit të lartë që të vaksinohen”, ka thënë MASHT-i në një përgjigje për KALLXO.com.

MASHT-i ka treguar se janë në kontakt të vazhdueshëm më Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë të cilat do të japin rekomandimet përfundimtare.

Ministria e Arsimit dhe SBAShK-u kërkojnë nga mësimdhënësit të vaksinohen