Ilustrim

Ministria e Arsimit: Për fillimin ose jo të procesit mësimor do të merret një vendim i ri para datës 26 shtator

Rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë udhëzuan institucionet që mësimi të mos fillojë as më 26 shtator të këtij viti.

Në Kosovë, që nga gushti i këtij viti u shtuan rastet pozitive me COVID-19 ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ngriti alarm se variantet e virusit prekin edhe moshat e reja dhe fëmijët.

Sot gjatë ditës, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se rekomandimet e fundit sugjerojnë që mësimi mos të nisë sipas vendimit të fundit.

Të njëjtën gjë për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Ministria e Arsimit.

Sipas dikasterit të cilit i prin Arbërie Nagavci përgatitjet ishin bërë që mësimi të zhvillohej në tre skenarë të mundshëm nga data 26 shtator.

“MASHTI në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave i kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe ka qenë e gatshme që procesi mësimor të nis sipas udhëzuesit i cili parasheh 4 skenarë për mbajtjen e mësimit, duke filluar nga skenari i rikthimit që nënkupton prezencën e të gjithë nxënësve në klasë deri tek skenari C që parasheh mësimin online”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-it për KALLXO.com.

“Por, rekomandimet e profesionistëve shëndetësor kanë qenë që të vazhdohet me të njëjtat masa deri më datë 26 shtator. Në lidhje me hapjen e shkollave dhe fillimin e vitit shkollor, bazuar në rekomandimet e profesionistëve shëndetësor, para datës 26 shtator sigurisht se do të merret një vendim për të cilin do të njoftoheni me kohë”, thuhet në fund të përgjigjes.

Vitia: Kemi rekomandim nga IKShPK që mësimi mos të fillojë më 26 shtator

www.kallxo.com