Ministria e Arsimit dhe Shkences. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministria e Arsimit: Nuk kemi vendosur që maskat të sigurohen nga nxënësit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një njoftimi ka reaguar lidhur me sigurimin e maskave nga nxënësit.

Në njoftim Ministria thotë se sipas udhëzuesit të MASH-it, nxënësit duhet të kenë maska personale që do sigurohen nga Drejtoria e Arsimit.

“MASh nuk ka vendosur që maskat të sigurohen nga nxënësit. Sipas Udhëzuesit të përgjithshëm të MASh-it, çdo nxënës duhet ta ketë maskën personale, e cila përdoret gjatë gjithë kohës së qëndrimit në ambiente të shkollës. Përpos maskave të siguruara nga DKA-të, partnerët, donatorët dhe vetë shkollat, MASh dhe Qeveria e Kosovës ka ndarë dhe ka planifikuar një pjesë të buxhetit për maska, mjete tjera mbrojtëse dhe dezinfektuese. Kështu që, shkollat do të kenë fond rezervë të maskave”, thuhet në sqarimin e Ministrisë së Arsimit.