Ministria e Arsimit dhe Shkences. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministria e Arsimit ndan 40 bursa për vajza

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur konkurs për bursa për 40 vajza, shtetase të Kosovës.

Sipas njoftimit të ministrisë, të gjitha vajzat të cilat  kanë përfunduar shkollimin e mesëm të ulët,  të cilat i plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në konkurs, kanë të drejtë të aplikojnë për bursë .

Fushat në të cilat do të jepen këto bursa janë: Mekatronikë, Teknik i sistemeve të TIK dhe Teknik i Informatikes se bizeseve, Agrobiznes, Hortikulturë, Veterinari, Mbrojtje e bimëve, Përpunues i ushqimeve dhe profesionet e ngjashme dhe Teknologji ushqimore.

Detajet rreth konkursit i gjeni KËTU.